Lajme

“Refuzoj të të quaj Popull”, Adriatik Dosti nuk kursen askënd pas zhvillimeve të fundit

Opinionisti Adriatik Dosti ka shkruar në Facebook një reagim të ashpër ndaj asaj që ai e konsideron si qëndrimin dhe zgjedhjet politike të një pjese të shoqërisë shqiptare.

Në postimin e tij, Dosti shprehet se refuzon ta quajë “Popull” një shoqëri që, sipas tij, vazhdon të mbështesë figura të politikës shqiptare, pavarësisht zhgënjimeve dhe kritikave të shumta ndaj tyre.

Dosti përmend me radhë disa prej figurave politike, ndërsa kritikat e tij i shoqëron me një gjuhë tejet të fortë dhe denigruese. Ai shigjeton, ndër të tjerë, Erion Braçen, Elisa Spiropalin, Arbjan Maznikun, Taulant Ballën, Blendi Klosin dhe figura të tjera të politikës shqiptare.

 

Postim i plotë:

Refuzoj të të quaj Popull.

Sepse një popull që e sheh të nesërmen e vet duke besuar se… he, se mos ndryshon mendje e voton kundër Vullnet Sinës… nuk meriton as respektin më të vogël.

Një popull që ende vazhdon e beson se Erion Braçe e Elisa Spiropali edhe mund t’i dalin Ramës nga rreshti… meriton përbuzje e neveri.

Një popull që Reformën e tij të re territoriale ia beson hajdutit maqedonas e këlyshit të Erion Veliajt… Arbjan Mazniku nuk meriton të jetojë brenda kufijve të Shqipërisë.

Një popull që duartroket kokë pa formën Tualet Balla e i vjen keq pse dikush i tha me të drejtë Iris Luarasit hajdute, meriton vetëm pështymë surratit.

Një popull që s’ia mbyll dot gojën pasuesit këlysh-komunist Blendi Klosi meriton plotësisht të udhëhiqet nga motrat e tij, Zegjinëja e Rroskovecit dhe Sara e burgjeve të Elbasan-Peqinit.

Një popull që bën deputet “Pastorin” e paudhë Gogu meriton ndëshkimin e Zotit një orë e më parë.

Një popull të cilin e tall dhe e sjell vërdallë akoma Pe-leshi pe Korçë e Ulsiu pi-Dibër… me injorancën, pa burrninë e poshtërsinë e tyre… nuk ka asnjë lloj të drejte të ankohet për asgjë.

Një popull që pranon të mbetet në duart e tyre e që po vetë i voton ata për të qenë aty ku janë… më falni, por… çdo gjë mund të quhet… por popull JO… kurrsesi JO.

A.R.D

Të Ngjashme