Aktuale

Renditja e FIFA-s: Shqipëria zbret në rënditje, Kosova me rritje historike

Përfundimi i fazës “play-off” dhe ndeshjeve miqësore të muajit mars ka sjellë ndryshime në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s.

Kombëtarja e Shqipërisë, pas humbjeve ndaj Polonisë në “play off” dhe Ukrainës në miqësore, ka zbritur me një pozicion, duke u renditur tashmë në vendin e 64-t.

Nga ana tjetër, Kosova ka shënuar rritje duke u ngjitur në vendin e 78-të, pavarësisht humbjes në finalen e “play-off”-it ndaj Turqisë.

Ky është pozicioni më i lartë i arritur nga përfaqësuesja dardane që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, e ndihmuar edhe nga fitorja 4-3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale.

Ndryshime ka pasur edhe në kreun e tabelës, ku Franca ka marrë vendin e parë pas fitores 3-1 ndaj Kolumbisë, duke zbritur Spanjën në vendin e dytë.

Renditja vijon me Argjentinën në vendin e tretë, e ndjekur nga Anglia, Portugalia dhe Brazili. Ndërkohë, Italia është ngjitur në vendin e 12-të, duke fituar një pozicion, edhe pse mbetet jashtë dhjetëshes së parë pas eliminimit nga Bosnja në fazën “play-off”.

Të Ngjashme