Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Republika Çeke refuzon të financojë Ukrainën, kërkon që kjo bëhet nga BE

Kryeministri i sapoemëruar i Republikës Çeke dhe kreu i partisë ANO, Andrej Babis, tha të dielën se vendi nuk do të garantojë kredi ose të ofrojë financim për Ukrainën, duke kërkuar që financimi të adresohet kolektivisht nga Bashkimi Evropian, jo përmes garancive kombëtare.

Ai u shpreh se ishte dakord me kryeministrin belg Bart De Ëever për këtë qasje.

“Republika Çeke nuk do të garantojë kredi dhe nuk do të dërgojë para,” tha Babis, citon Anadolu.

Kryeministri në largim, Petr Fiala, kritikoi komentet e Babis, duke i quajtur ato “të papërgjegjshme.”

Ministri i Jashtëm, Jan Lipavsky, tha se përdorimi i të ardhurave nga asetet ruse të ngrira mbetet “opsioni i vetëm realist” për të financuar Ukrainën.

Ndërkohë, disa shtete të BE-së, përfshirë Belgjikën, kanë ngritur shqetësime ligjore për përdorimin e aseteve ruse, shumicën e të cilave mbahen në Euroclear në Bruksel. Banka qendrore ruse e quajti planin të paligjshëm.

Bashkimi Evropian ka vendosur të “mobilizojë për një kohë të pacaktuar” asetet ruse, dhe udhëheqësit e BE-së do të vendosin për ndarjen e fondeve për Ukrainën në samitin e Brukselit më 18-19 dhjetor.