Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës.
Si rezultat i reshjeve gjatë natës ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh, më së shumti në Tropojë.
Ndërkohë, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç Nj.Adm. Margegaj bashkia Tropojë.
