Aktuale

Reshje shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të shoqërojnë ditën e sotme.

Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë.

Të Ngjashme