Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reuters: Nis ardhja e emigrantëve të parë të deportuar nga SHBA në Kosovë

 
   

Kosova ka nisur të pranojë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk janë me origjinë nga Kosova, tha vonë të enjten kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kosova pranoi një kërkesë nga administrata e Presidentit Donald Trump për të pranuar fillimisht 50 të dëbuar.

“Ne po pranojmë ata që SHBA-të nuk i donin në territorin e tyre”, tha Kurti, shkruan Reuters.

Ai nuk dha detaje se nga cilat vende ishin ata dhe tha se vetëm një ose dy emigrantë kanë mbërritur deri më tani.