Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rexhaj: Serbia ka qenë e mbetet shkaktare e luftërave në ish-Jugosllavi

 
   

Arbër Rexhaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Serbia as sot nuk heq dorë nga pretendimet territoriale ndaj fqinjëve të saj dhe vazhdon me politika destabilizuese në rajon.

Rexhaj, në një postim të tij në ‘Facebook’ ka thënë se Serbia ka qenë dhe mbetet shkaktarja kryesore e të gjitha luftërave shkatërrimtare në ish-Jugosllavi, duke sjellë tragjedi e dhimbje të mëdha për popujt e rajonit.

“Në këtë rrethanë, është e gabuar dhe shqetësuese që kryetari i Kuvendit të Malit të Zi të marrë pjesë në një paradë ushtarake të organizuar nga Serbia. Një veprim i tillë jo vetëm që cenon kujtesën historike të viktimave, por dërgon edhe sinjale të gabuara për orientimin politik të Malit të Zi, vend i cili është anëtar i NATO-s dhe aspiron rrugën evropiane”, ka shkruar ai.

Rexhaj, tutje, vlerëson se rajoni ynë ka nevojë për politika të përgjegjshme, për ndërtim të fqinjësisë së mirë dhe për forcim të paqes, jo për gjeste që e legjitimojnë hegjemoninë dhe agresionin e Serbisë.