Lajme

Rezoluta për Specialen u miratua pa votën e LDK-së, flet Isa Mustafa!

Kuvendi i Kosovës miratoi dje një rezolutë që kërkon nga Gjykata Speciale një proces gjyqësor të drejtë.

Ndonëse rezoluta u miratua me shumicë votash, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, LDK-ja, nuk mori pjesë në votim.

I pyetur nga media për këtë “heshtje” të partisë, Mustafa u përgjigj shkurt: “Përgjigjen do duhej ta merrni nga politikëbërësit aktualë të LDK-së”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, LDK-ja ka reaguar për media pas refuzimit për të votuar rezolutën në kuvend, e cila kishte të bënte me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Refuzimi erdhi pasi kuvendi nuk miratoi kërkesën e LDK-së që në rezolutë të përfshihej edhe çështja e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Të Ngjashme