Gjykata Supreme, ka konfirmuar për RTK se bazuar në informacionet nga Zyra për Menaxhimin e Lëndëve, në Gjykatë Supreme, deri më tani, janë pranuar gjashtë ankesa administrative.
Përgjigja e Supremes
“1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës. 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Koalicioni PAI-PDAK-LPB, 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Emilia Rexhepi (NDS), 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka-NDS), Prizren, 2 ankesa administrative, kundër vendimeve të PZAP-së, nga Bekim Haxhiu”, thuhet në përgjigjen e Supremes.
Afati i vendosjes për këto ankesa, në Gjykatën Supreme, është pesë ditë.