Lajme

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kështu u nda vota e qytetarëve

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë deputetë, Lista Serbe nëntë ulëse dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit me një ulëse.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar për rezultatin e secilit subjekt politik.

Radoniqi: Ky është rezultati për subjektet politike nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

“Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025 është si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.19 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50 për qind, Srpska Lista 4.49 për qind, Nisma Socialdemokrate 1.59 për qind”, ka njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi”, ka thënë ai.

Shpallja e rezultateve përfundimtare është votuar për të gjitha partitë, përveç atyre të Listës Serbe.

Paraprakisht, Radoniqi tha se palët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 ore.

Radoniqi: Kandidatët kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 48 ore

“Të drejtën nuk ua humbim askujt për parashtrimin e ankesave lidhur me rinuimërimin dhe shpalljen e rezultatit. Ky është qëndrimi im, natyrisht edhe gjatë rinumërimit nuk ka pasur asnjë vërejtje nga asnjë vëzhgues lidhur me procesin e rinumërimit dhe nëse e shikojmë a do të ketë drejtë ankese, ankesat do të parashtrohen 48 orë nga shkelja e supozuar. Tashmë i tërë procesi i rinumërimit ka zgjatur 18 ditë, dhe kanë mbetur vetëm edhe dy ditë të kaluara që mund të parashtrojë dikush ankesë, që asnjë vërejtje gjatë këtij procesi të rinumërimit nuk është dhënë. Po ashtu, keni parasysh që nëse prolongojmë ende shpalljen e rezultatit, shumë procese shtyhen më vonë. Por, nuk është që ne e mohojmë të drejtën e ankesës, për shkak se pas shpalljes së rezultatit palët, subjektet politike, kandidatët kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 48 ore”, ka thënë ai.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi ka pyetur kryesuesin nëse shpallja e rezultateve përfundimtarë sot nuk përbën shkelje ligjore.

Radoniqi: Nuk jemi të gjithëdijshëm, nuk jemi duke shkelur të drejtën e ankesës

Nëse ne sot i shpallim rezultatet përfundimtare, nuk bëjmë shkelje ligjore, a është kështu?

Radoniqi: Zyrën ligjore nuk e kam pyetur për këtë, zyra ligjore i ka punët e veta, nuk ka shkelje në këtë procedurë në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Edhe nëse ka ndonjë shkelje, nëse dikush mendon mund t’i drejtohet PZAP-së me ndonjë ankesë lidhur me këtë. Nuk jemi të gjithëdijshëm këtu, por unë konsideroj që nuk jemi duke ua shkelur të drejtën ankimore asnjë kandidati apo subjekti politik me shpalljen e rezultateve përfundimtare sot”, kanë thënë ata.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme