Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rezultatet preliminare: Fatmir Limaj dhe Duda Balje jashtë parlamentit, garë e ngushtë për Ramush Haradinajn

 
   

Nga rezultatet paraprake të publikuara deri më tani, duket se Fatmir Limaj do të mbetet jashtë Parlamentit.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe për Duda Baljen, e cila gjithashtu duket se nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.

Ndërkohë, garë shumë e ngushtë po zhvillohet për Ramush Haradinajn, i cili aktualisht është vetëm 0.66% mbi pragun e nevojshëm për të siguruar një vend në Parlament.

Duke pasur parasysh se ende mbeten për të numëruar rreth 90,000 vota, përfshirë ato me postë, nga ambasadat dhe votat me kusht, situata mund të ndryshojë deri në përfundim të procesit të numërimit.