Pritjet në pikat kufitare janë shtuar sërish, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas përditësimit të fundit pritjet më të gjata janë në Jarinjë deri në 90 minuta e në Merdarë 1 orë.
Ndërkohë, ata që po qarkullojnë përmes Dheut të Bardhë po presin deri në 40 minuta.
Ditët e para të janarit kanë qenë edhe më të ngarkuara, për shkak se mërgimtarët po ktheheshin në vendin ku jetojnë.

