Lajme

Rinia e PDK-së “thumbon” Kurtin, vendos qebe e qirinj para Qeverisë

Pjesëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sonte një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, si protestë ndaj mungesës së energjisë elektrike dhe paralajmërimit për rritjen e radhës së çmimit të saj.

RDK-ja ka vendosur para ndërtesës së Qeverisë një batanije dhe disa qirinj që simbolizojnë pakënaqësisë ndaj, sic thanë ata, “deklaratave provokuese dhe të papërgjegjshme të kryeministrit në detyrë, i cili ka fajësuar qytetarët për krizën energjetike, duke pretenduar se ‘po ngrohen më shumë sesa që duhet’”.

Sekretari i RDK-së, Altin Gjata, deklaroi se ky aksion nuk ka të bëjë me statistika apo propagandë, por me realitetin e përditshëm të qytetarëve të Kosovës.

Gjata tha se kriza energjetike dhe faturat e larta po i “detyrojnë familjet kosovare të zgjedhin mes ngrohjes dhe ushqimit, ndërsa studentët detyrohen të mësojnë në terr”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Faturën e kësaj krize po e paguajnë familjet tona dhe çdo qytetar i Kosovës”, tha Gjata.


Të Ngjashme