Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Rohde: Janë të gabuara raportimet për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova

 
   

Raportimet e mediave për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka quajtur krejtësisht të gabuara.

Ambasadori Rohde ka shkruar në Twitter se: “Mosrespektimi i standardeve gazetareske: As Shoqata Gjermano-Kosovare e Biznesit dhe as Ambasada Gjermane nuk janë pyetur nëse kjo është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se: Kompanitë janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale, siç thuhet këtu”.

Ambasadori Rohde ka ripërsëritur deklaratën e tij dhe të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri

Këtë thirrje ditë më parë ambasadori Rohde e kishte ndërlidhur në aspektin ekonomik, pasi që sipas tij, dëmet janë shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përball komunitetit të biznesit.

“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”, ka shkruar Rohde në Tëitter.

Ai ka përsëritë thirrjen e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare të bizneseve për deeskalim të menjëhershëm të situatës në Kosovë.

Deklaratë e OEGJK për ndikimin e zhvillimeve politike në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare:

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDËV-OEGJK) po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Si përfaqësuese e 198 kompanive anëtare, përfshirë kompani gjermane dhe kosovare, investitorë potencialë dhe kompani anëtare, që punojnë ngushtë me kompani gjermane, OEGJK në baza ditore dëgjon shqetësimet në rritje nga ankesat e pranuara.

Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes.

Lehtësimi i tensioneve dhe nxitja e zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e një klime të mirë të të bërit biznes. U bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik.