Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrahje e krisma armësh në Podujevë, dërgohen në stacion katër persona

Një person ka mbetur i lënduar nga rrahja e cila ka ndodhur sot në Podujevë. Këtë e ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë- shkop është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor .

Moneytizer Paragrafi 2

Ndërkaq në stacion policor janë shoqëruar katër persona, prej tyre një dëshmitar dhe tre persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor . Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar