Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrahje mes dy grupeve në Strellc të Deçanit

Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.

Gazeta Insajderi mëson se një përleshja kishte nisur fillimisht në një kafiteri që ndodhet në qendër të fshatit e pastaj ka vazhduar edhe jashtë.

Njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka shkelur me veturë dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve, konflikti ka ndodhur mes familjes Alimusaj dhe Istrefaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se nuk ka person të vrarë.

“Është një rast i vrasjes në tentativë. Kaq mund të them për momentin”, tha Nikçi.