Një aeroplan që po fluturonte nga Turqia drejt Mançesterit është shndërruar në një ring boksi e mundjeje pas një sherri të madh që kishte nisur në mes të disa pasagjerëve.
Fluturimi, siç raporton Daily Mail, u devijua për në Bruksel mbrëmjen e djeshme, pasi thuhet se shpërtheu dhuna kur një pasagjer u përpoq t’i vidhte telefonin një tjetri.
Policia belge ka hipur në aeroplan pas uljes dhe ka arrestuar dy persona.
Pasagjerët pretenduan se njëri prej të ndaluarve kishte pirë shumë alkool dhe kishte bërë komente raciste përpara se situata të përshkallëzohej në një konfrontim me ekuipazhin e kabinës për shkak të cigareve.
🇹🇷 ✈️ A flight from Turkey to the UK made an emergency landing in Belgium — a massive fight broke out on board
The clash erupted three hours after takeoff: a drunk passenger was making racist remarks at others and demanding cigarettes, which escalated into a fistfight involving… pic.twitter.com/a5JWmIeovs
— NEXTA (@nexta_tv) February 14, 2026
