1
Një familjar i të dyshuarit, Astrit Isufit në kushte anonimi ka folur për Klan Kosovën ka dhënë detaje në lidhje ngjarjen tragjike që ndodhi sot në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur tek dera e shtëpisë së viktimave dhe se i dyshuari sipas tij është liruar nga paraburgimi.
Moneytizer Paragrafi 2
Për Klan Kosovën, ai gjithashtu bëri të ditur se viktimat e kishin humbur edhe babanë dhe sapo ishte kryer e pamja e tij.
“Dhëndri ka qenë në burg, sot ka ardhur me pancir, i armatosur i përgatitur se veç është kryer varrimi, ka ardhur me marrë gruan, këta kanë dalur ta përcjellin motrën te dyert e tyre, të dyert ka ndodhur vrasja”, u shpreh ai.
Moneytizer Paragrafi 4
Ai gjithashtu tha se i dyshuari dhe gruaj e tij kanë pasur probleme prej kohësh dhe se një kohë kanë jetuar edhe të ndarë. Arsyeja dyshohet të ketë qenë xhelozia.
“Në një periudhë të afërt kjo një kohë ka qëndruar në Gullbovc të baba, ai në burg, ndërkohë duke biseduar, është kthyer me kushte, kushtet që ia kanë cekur policia, hetuesia, është kthyer në shtëpi, në Komoran”, tha ai.
Astriti, i dyshuari për vrasjen, sipas familjarit është i moshës rreth 40-vjeçare
“Ka qenë në burg për dhunë ndaj gruas dhe ndaj vajzave të tij, dosja e njëjtë siç po them unë është edhe në polici të Drenasit”, u shpreh tutje familjari.
I arratisuri për vrasjen e dyfishtë emër i njohur për organet e rendit.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.
Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari në muajin prill ka qenë edhe në paraburgim dhe nuk dihet kur i është ndërprerë masa e sigurisë./Klankosova.tv

