ShowBizzz

Rrëfimi i ndjerë i këngëtares shqiptare për të birin: Ishte ndyshe nga fëmijët e tjerë…

E ftuar në një intervistë me Arbana Osmanin në emisionin Mirëmbrëma Yje, Jonida Maliqi foli hapur për ndarjen pas 17 vitesh martesë dhe për periudhat më të vështira të jetës së saj. Ajo tregoi se dikur e kishte parë divorcin si humbje, por sot e konsideron një përvojë që sjell mësim dhe rritje personale.

“Për mua ishte dështim divorci,” u shpreh ajo, duke shtuar: “Sot mendoj që divorci nuk është dështim, divorci është mësim. Është shumë e vështirë të krijosh një marrëdhënie në moshë shumë të vogël dhe të pretendosh se do të jetosh gjithë jetën me të njëjtin partner.”, tha ajo. Artistja theksoi se mëmësia i ka dhënë forcë dhe vetëbesim, duke e ndryshuar thellësisht si njeri.

“Mëmësia të tjetërson, me mëmësinë ti fiton një lloj sigurie që s’ta jep askush në botë. Instinktet e mia u bënë më të dukshme. Unë kam qenë gjithmonë një nënë e dëshiruar.”, shtoi ajo.

Ajo rrëfeu gjithashtu një moment shumë të dhimbshëm kur mësoi se djali i saj mund të ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, periudhë që e përjetoi si dramën më të madhe personale. “Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës.”, pohoi këngëtarja.

Në fund, ajo e përshkroi djalin si bekimin më të madh të jetës së saj dhe burimin e dashurisë më të pastër. “Mua më ka bekuar Zoti me Danin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë,” tha Jonida.

Të Ngjashme