Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rreth 100 mijë qytetarë më pak në tregun e punës

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 ishin popullsi në moshë pune në vitin 2024 ose rreth 100 mijë qytetarë më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2023 sa kanë qenë 1 milion e 171 mijë e 763.

Që do të thotë se ky numër kaq i madh prej 97 mijë e 59 qytetarëve nuk janë futur në tregun e punës krahas raportit të fundit për shkak të rënies së popullatës. Rezultatet e dobëta të tregut të punës konsiderohet se kontribuojnë edhe në nivele të vazhdueshme të larta të emigrimit.

Moneytizer Paragrafi 2

Ndonëse për vitin 2024 mbi 600 mijë qytetarë në moshë pune ose rreth 60 për qind janë joaktiv, që ende vazhdon të mbetet shkalla e lartë e atyre që nuk punojnë as nuk kërkojnë punë.

Për këta qytetarë pasiv, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka evidentuar 610 mijë e 137 qytetarë të vendit ose 56.8 për qind e atyre që janë në moshë pune (15-64 vjeç) e që janë jashtë tregut të punës dhe jasht evidencave të papunësisë për vitin 2024. Krahasuar me vitin 2023 janë 97 mijë e 59 qytetarë më pak në moshë pune më 2024, raporton KosovaPress.

Moneytizer Paragrafi 4

“Shkalla e jo-aktivitetit ende vazhdon të mbetet mjaft e lartë 56,8 për qind, mirëpo vërehet një rënie e përqindjes prej 2,5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 74,1%, krahasuar me meshkujt (39,4%)”, thuhet në raportin e titullaur Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2024 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës