Lajme

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.

“Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë”, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar.

ARRSH njoftoi se vendimi vjen për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim”, njoftoi ARRSH. Kujtojmë se rruga drejt Thethit është mbyllur që paraditen e sotme. /tvklan.al/

Të Ngjashme