Lajme

Rrëzimi i kranit në Prishtinë, Pllana zbulon për “Bota sot” detajet e para të incidentit

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i një krani në një kantier ndërtimi në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për “Bota sot” se nga ky incident dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë për “Bota sot” .

Të Ngjashme