Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëzohet helikopteri në Kilimanxharo të Tanzanisë, pesë viktima

Një helikopter u rrëzua në malin Kilimanxharo të Tanzanisë, duke lënë të vdekur pesë persona, tha autoriteti i aviacionit civil të enjten, ndërsa media lokale raportoi se avioni ishte në një mision shpëtimi mjekësor.

Të vrarët u identifikuan si një udhërrëfyes dhe një mjek – të dy tanzanezë – piloti zimbabvean dhe dy turistë nga Republika Çeke, tha Parqet Kombëtare të Tanzanisë në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

Helikopteri u rrëzua pranë Kampit Barafu të malit të mërkurën, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Tanzanisë në një deklaratë.