Një incident ka ndodhur sot në rrugën “A” në Prishtinë, ku një kran është rrëzuar gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.
Si pasojë e rrëzimit të kranit, janë lënduar tre punëtorë. Rastin e kanë konfirmuar edhe ekipet emergjente, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u ofruar ndihmën e nevojshme të lënduarve.
Në vendngjarje kanë dalë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po merren me rastin dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Ende nuk dihen detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe shkaqet e rrëzimit të kranit.
