Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëzohet një aeroplan në Shtoj të Ulqinit, lëndohet piloti dhe një person tjetër

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në lagjen Shtoj të Ulqinit, ka shkruar “Vijesti”.

Sipas raportimeve të këtij televizioni, një person ka marrë plagë të rënda dhe një të lehtë.

Sipas informacioneve të Televizionit Vijesti, ka mbetur i plagosur piloti dhe një person tjetër që ndodhej me të në avionin e vogël turistik.

Televizioni Vijesti ka mësuar se i plagosuri rëndë është jashtë rrezikut për jetën.

Avioni që u rrëzua po çonte turistët në një turne ajror të përditshëm në bregdetin e Ulqinit.