Reshjet e pandërprera të shiut që nga pasditja e 14 shkurtit dhe gjatë gjithë natës kanë ndikuar në rritjen e niveleve të disa lumenjve në Kosovë, duke shtuar rrezikun për vërshime lokale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ngritje të theksuar kanë shënuar lumenjtë në Pellgun e Lepencit dhe në atë të Moravës së Binçës.
Aktualisht:
Lumi Lepenc në pikën matëse në Han të Elezit ka arritur nivelin 2.93 metra dhe është në rritje. Lumi Morava e Binçës në Viti ka arritur 1.33 metra dhe po vazhdon të rritet. Lumi Nerodime në Kaçanik ka arritur 0.82 metra (matje e orës 08:00, 15.02.2026) dhe gjithashtu është në ngritje.
Ndërkohë, lumenjtë e tjerë në vend janë brenda rrjedhave normale dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Sa i përket sasisë së reshjeve:
Brezovica: 24.8 mm/m² Hani i Elezit: 36.8 mm/m²
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë pranë lumenjve, të tregojnë kujdes për shkak të mundësisë së vërshimeve lokale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ngritje të theksuar kanë shënuar lumenjtë në Pellgun e Lepencit dhe në atë të Moravës së Binçës
