Çmimi i gazit është rritur të shtunën, pasi Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve e la atë jashtë formulës së fiksimit të çmimeve në mbledhjen e fundit, që u zhvillua të premten.
Në pikat e tregtimit me pakicë, një litër gaz po tregtohet me 72-75 lekë për litër, nga 65 lekë për litër që ishte çmimi i fiksuar nga Bordi në mbledhjen e para fundit.
Përpara se të fillonte kriza në Lindjen e Mesme, gazi tregtohej mesatarisht në vend me 55-60 lekë për litër.
Ndonëse çmimet e karburanteve dhe gazit në vend, që prej më se një jave fiksohen përmes vendimeve të Bordit të Transparencës, në mbledhjen e fundit të Bordit nuk u mor asnjë vendim për gazin.
Operatorët u ankuan se çmimi i tij është shtrenjtuar në Bursa dhe drejtuesit e Bordit thanë që gazi nuk është subjekt i vendimit, duke u lënë atyre hapësirë që të rrisin çmimet.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporti Rrugor, në vend ka rreth 84 mijë mjete hibride, që përdorin dhe gazin, ose gati 9% e totalit.
Gazi përdoret nga familjarët dhe për gatim e për ngrohje në dimër./ Monitor
