Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 28 dhjetorit

 
   

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton KosovaPress.

Në një njoftim për media, KQZ-ja përkujton bashkatdhetarët se ka mbetur edhe një ditë afat për aplikim për të votuar jashtë Kosovës.

“Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet”, thuhet në një njoftim të KQZ-së në Facebook.

Adresa për aplikim online është https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

Për detaje rreth regjistrimit, mërgata mund të njoftohet përmes postës: https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/