
Rron Gjinovci ka dalë në mbrojtje të Saranda Bogujevcit, pas debatit të krijuar së fundi.
Ai tha se është problem fakti se si ekzisotjnë mendime se të mbijetuarit e luftës manipulohen nga politika.
“Të mbijetumit e luftës apo siç u referohen rëndom “viktimat e luftës”, kanë vullnet të lirë, mendim politik, aftësi me bo keq dhe mirë si krejt tjert. Saranda Bogujevci në sytë e mi nuk ka qenë kurrë thjesht nji e mbijetume e luftës, por në radhë të parë dhe ma së gjati në vprimtarinë e vet – nji aktiviste për të drejtat e njeriut, për të drejtën humanitare dhe dikur edhe politikane”, shkroi Gjinovci për “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Është problem serioz ky mendimi që të mbijetumit e luftës manipulohen nga politika, se i bjen që ata s’kanë mendim, s’kanë subjektivitet, s’kanë aftësi me gabu as me bo keq. Të mbijetumit e luftës apo siç u referohen rëndom “viktimat e luftës”, kanë vullnet të lirë, mendim politik, aftësi me bo keq dhe mirë si krejt tjert. Saranda Bogujevci në sytë e mi nuk ka qenë kurrë thjesht nji e mbijetume e luftës, por në radhë të parë dhe ma së gjati në vprimtarinë e vet – nji aktiviste për të drejtat e njeriut, për të drejtën humanitare dhe dikur edhe politikane. Saranda nuk është dikush që manipulohet as që përdoret. Saranda ka bindje të veta të forta politike të cilat përshtaten me VV-në por që edhe e tejkalojnë VV-në.
Është mirë në këtë shoqni mu mësu mos me i reduktu njerëzit se ky lloj i të mendumit quhet parokializëm.