Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rron Gjinovci nxjerr ‘blof’ OVL-UÇK-në, ja arsyeja

 
   

E kanë cilësuar madhështore protestën e OVL- UÇK-së, e cila u mbajt “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen atje.

“Jemi pa fjalë. Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj”, ka thënë OVL-UÇK përmes një postimi në Facebook.

Sipas OVL-UÇK, “kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”.

“Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo. Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht faleminderit”, tha organizata.

Ndërsa, aktivisti Rron Gjinovci, thotë se protesta e djeshme është përgjysmuar ose është pjesëtuar me 3 në krahasim me të parën për të njëjtën çështje.

Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se hapësira te Skënderbeu është 3-4 herë më e madhe sesa hapësira te Sëiss Diamond.

Ai shton se sytë janë për të parë.

“Protesta e djeshme është përgjysmu ose është pjesëtu me 3 në krahasim me të parën për të njejtën çështje. Hapsina te Skenderbeu është 3-4 herë ma e madhe se hapsina te Sëiss Diamond. Sytë i keni për me pa.

Mirësektheheni në realitet!”, shkruan Gjinovci.