Aktuale

Rruga e juglindjes e bllokuar/ Flasin qytetarët: Nuk ka ndodhur kurrë kështu, shkaku janë punimet pa kriter

vijon të bëhet emergjente situata në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të urës.

Gjatë orëve të fundit shembja ka avancuar, duke rritur rrezikun për qarkullimin në këtë segment.

Mjetet e rënda, kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë në këtë zonë. Vendimi është marrë në koordinim me Policinë e Shtetit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Qytetarët janë shprehur për Top Channel se një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë.

“Është e disata herë. Shkaku janë punimet pa kriter. Nuk ka ndodhur më parë”.

“Nuk është rrëzuar më parë kështu”

“Si kjo situatë nuk ka ndodhur, hera e parë”-janë shprehur qytetarët.

Top Channel

Të Ngjashme