Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrugët e LDK-së nga Ibrahim Rugova deri tek Lumir Abdixhiku/ Maxharraj kritikon “Rrugën e re”: Ky është qëllimi i vetëm i saj

Tashmë është bërë gati një muaj që kur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka filluar takimet me shoqërinë civile, gazetarët, intelektualët e bizneset lidhur me iniciativën “Rruga e re”.

Javën e kaluar Abdixhiku ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve.

Ai tha se mori mbështetjen e tyre për drejtimin e Kosovës në rrugën e stabilitetit politik dhe zhvillimor të Kosovës.

Ky hap i LDK-së po bëhet si formë kritikuese për mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, veçanërisht pas zhvillimeve në veriun e vendit.

Mirëpo, skeptik lidhur me këtë iniciative po shprehet publicisti nga SHBA Binak Maxharraj.

 Image Binak Maxharraj 

Maxharraj ka thënë për gazteën “Bota sot” se rrugët nuk i zgjojnë ndjenjat kombëtare për atdheun, por këtë e bënë vetë dashuria dhe sakrifica për kombin, për atdheun.

“Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pasardhësi legjitim i shkatërruesit të LDK-së, Isa Mustafa këto ditë nuk po e heq nga goja “Rrugën e Re” që ka nisë te ndërtoj LDK-ja.

Për “Rrugën e Re” të domosdoshme Lumir Abdixhiku thotë se është “si rizgjim kombëtar”!

Zbulim epokal i Lumir Abdixhikut kur rrugët po bëkan “rizgjimin kombëtar”. Ky sikur ka harruar se rrugët mundësojnë një zhvillim më te shpejtë, por rrugët nuk i zgjojnë ndjenjat kombëtare për atdheun, por këtë e bënë vetë dashuria dhe sakrifica për kombin, për atdheun.

Patriotet e kombit dhe luftëtarët e lirisë se UÇK-së kanë ecur edhe rrugicave te maleve sepse në shpirt e kanë pas patriotizmin, atdhetashurinë për kombin dhe çlirimin nga nacional fashizmi serb”, u shpreh ai.

Më tej, Maxharraj tha se deri më sot ka kaluar nëpër shumë rrugë.

“Sëug pari, rruga e të Madhit Ibrahim Rugova i cili shpirtërisht dhe fizikisht e ndau popullin nga regjimi i diktaturës së Millosheviqit duke e krijuar LDK si bastion kundër regjimit fashist te Millosheviqit. Fillimisht 80% te popullatës i bashkuan LDK-së përmes organizimit të formave të pushtetit paralel. Pra, rruga kryesore e tij ishte Pavarësia e Kosovës që po e gëzojmë që e mundësuan djemtë dhe vashat tona në Luftën Çlirimtare të UÇK-së dhe me ndihmën e mikut tonë të madh Amerikës”, ka thënë ai.

Me kritika të ashpra Maxharraj e ka përshkruar rrugën e dytë të LDK-së, me ish kryetarin Isa Mustafa.

“Se dyti, rruga e dytë ishte Rruga e shkatërrimit e Isa Mustafës i cili bëri”, grushtshtet” në LDK duke e shkatërruar atë duke e zbritur në 12%. Ishte kjo një rrugë e turpit nëpër te cilën Isa Mustafa e qoi LDK. Ai nuk la gjë pa bërë kundër qëndrimeve dhe parimeve të LDK-së, anëtarësisë dhe elektoratit duke ia shtruar dorën kupolës se krimit Klanit Pronto në bashkëveprim, bashkëpunim dhe bashkëqeverisje që për qellim e kishte interesin personal e jo të LDK në të cilën përziheshin edhe strukturat jashtë LDK që kishin për qëllim të shkatërrojnë atë.

Dhe për te gjithë këtë që ia bëri Isa Muastafa LDK-së duke e shkatërruar gati deri në themel në 12”, askush nga LDK nuk e qeli gojën, as Kryesia, as Këshilli i përgjithshëm për të kërkuar përgjegjësi se pse ia bërë këtë të keqe LDK, por përkundrazi bash ky fare Lumir Abdixhiku si një pinjoll i tij në vend se kërkoj përgjegjësi nga Isa Mustafa ai e ngriti ne Kryetar ndri të përjetshëm te LDK. Ja ky ishte shpërblimi për njeriun që e shkatërroi LDK-në”, ka thënë Maxharraj.

Ai thotë se rruga e re e LDK-së duhet te jenë reformat brendshme duke i angazhuar veteranët e dikurshëm të partisë.

Se treti, Kjo “Rruga e Re” e Lumir Abdixhikut që paska filluar të ndërtoi LDK-ja. Sipas projektuesit te saj Abdixhikut kjo “Rruga e Re” qenka e domosdoshme “si ri zgjim kombëtar”. Ky ka harruar se ka kaluar koha e “rizgjimit kombëtar” sepse tashti Kosova gjendet në liri, e çliruar, I duhen rrugë te prosperiteti, te bashkëpunimit midis subjekteve politike, e jo të marrin secila rrugën e vetë me sharje e piskama rrena e mashtrim e deri në rrahje në Parlament. Kjo është rruga e tyre e turpit. Rruga e re e LDK-së duhen te jenë reformat brendshme duke i angazhuar veteranet e dikurshëm të LDK, e jo duke i sjellë dy tre deputet të dështuar nga partitë tjera”, ka nënvizuar ai.

Maxharraj ka theksuar se kjo do të thotë se “Rruga e Re” e LDK është lufta për pushtet.

Nuk e di se si e ka menduar këtë “Rrugën e Re” që po e ndërton kryearkitekti i LDK-së, Lumir Abdixhiku që duke i pasur sjelljet e deritashme të LDK ku se bashku me PDK dhe AAK janë me afër interesave të Vuçiqit për Kosovë sesa në mbështetje të qeverisë së saj të pa korruptuar e cila me ngulim po e mbron shtrirjen e sovranitetit edhe në veri që se ka bërë, e as që tentoi të bëjë asnjë qeveri me parë. Kjo do te thotë se “Rruga e Re” e LDK është lufta për pushtet.

Në fund sipas te gjitha gjasave “Rruga e Re” e LDK duhet të takohet diku me ndonjë rrugë, apo rrugicë tjetër, e gjasat më të mëdha a që “Rruga e Re” të takohet në Veriun e Kosovës me rrugën “Srpsaka Ulica” të cilën deri më tani me asgjë nuk e ka kundërshtuar”, ka përfunduar Maxharraj.