
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, pohon se rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë “halë në sy” për secilin kundërshtar politik, “brenda partive politike dhe jashtë partive politike”.
Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Rukiqi tha se “nese na vjen rradha të krijojmë shumicë, ne e kërkojmë udhëheqjen e Qeverisë. Kjo as nuk është mungesë guximi, e as ikje nga përgjegjësia”.
“Këto dy realitete, kanë mobilizuar kundërshtarët politik, pa asnjë dallim, të na sulmojnë: me agjendë të qartë, pa takt dhe me timing të caktuar”, vijon ai.
Reagimi i tij i plotë:
2 fakte dhe një skenar
T’i themi gjërat qartë dhe me rradhë.
1. Rritja organike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, rritje prej 70%, më e larta në historikun e zgjedhjeve demokratike në Kosove, është bëre “halë në sy” për secilin kundërshtar politik, brenda partive politike dhe jashtë partive politike;
2. Pozicionimi i qartë politik, për procesin dhe jetën politike paszgjedhore, është baza e sulmeve dhe “shantazhit publik”, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës”.