Ministria e Transportit e Rusisë ka thënë se ka humbur kontaktin me anijen cisternë të naftës Marinera me flamur rus, pasi forcat detare amerikane hipën në të në Atlantikun e Veriut.
Në një deklaratë, ministria tha se sekuestrimi i anijes nga SHBA-ja shkel ligjin detar.
“Në përputhje me Konventën e OKB-së të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit, liria e lundrimit zbatohet në det të hapur dhe asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara rregullisht në juridiksionet e shteteve të tjera”, thuhet në deklaratë.
Ushtria amerikane sekuestron një cisternë nafte ruse të lidhur me Venezuelën

