Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia bëhet vendi i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit

Rusia ka thënë të enjtën se kishte pranuar kredencialet e një ambasadori të ri të Afganistanit, duke e bërë vendin e parë që njeh zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në atë shtet.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë shtysë zhvillimit të një bashkëpunimi produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse, raporton Reuters.

Tags: