Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një shkëmbim të ri të të burgosurve, tha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar të hënën pas bisedimeve mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, se Moska dhe Kievi ranë dakord të zhvillojnë një raund tjetër shkëmbimi të të burgosurve të luftës.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Zelenskyy tha se delegacionet shkëmbyen dokumente përmes Turqisë në takimin e mbajtur në Pallatin Ciragan të Stambollit.

“Ne po përgatitemi për lirimin e të burgosurve të luftës”, tha ai.

Në një deklaratë të veçantë, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka thënë se Ukraina kishte tre pika kryesore në axhendë – e para ishte një armëpushim.

“Së dyti, çlirimi i popullit tonë, i të burgosurve dhe i fëmijëve të rrëmbyer.

Së treti, një takim midis udhëheqësve. Deri më tani është rënë dakord vetëm për aspektin e shkëmbimit. Detajet e mëtejshme do të jepen më vonë”, tha ai, raporton Anadoly.

Stambolli priti gjithashtu raundin e mëparshëm të bisedimeve më 16 maj, i cili kishte rezultuar në shkëmbimin më të madh të të burgosurve midis dy vendeve që nga fillimi i konfliktit, tani në vitin e tij të katërt.

Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën gjatë gjithë luftës dhe ka ofruar vazhdimisht ndërmjetësimin e saj për të lehtësuar dialogun dhe përpjekjet për paqe.