Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia reagon për dronët e rrëzuar në Poloni

Rusia ka mohuar akuzuat e Polonisë se disa dronë me origjine ruse kanë kaluar në hapësirën ajrore të Polonisë.

I ngarkuari i përkohshëm me punë i Rusisë në Poloni, Andrey Ordash, i ka hedhur poshtë pretendimet

“Ne besojmë se pretendimet janë të pabaza. Nuk ka pasur prova se këta dronë janë me origjinë ruse”, i ka thënë Ordash agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se është thirrur në ministrinë e Jashtme polake.

Polonia ka thënë se një numër i dronëve kanë hyrë gjatë mbrëmjes në hapësirën ajore të saj.

Disa prej tyre janë rrëzuar nga ushtria polake. Veprimi ka ngjallë reagime nga krerët e vendeve të Bashkimit Evropian.