Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që denoncon Konventën Evropiane për Parandalimin e Torturës, sipas një faqeje interneti qeveritare.

Parlamenti i Rusisë votoi më parë për t’u larguar nga traktati, të cilin Moska e ratifikoi në vitin 1998, raporton The Guardian.

Sipas legjislacionit të miratuar nga parlamenti, denoncimi i Rusisë ishte në përgjigje të refuzimit të Këshillit të Evropës për të vendosur një përfaqësues rus në një komitet që mbikëqyr konventën kundër torturës.