Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia thotë se ka marrë nën kontroll qytetin Pokrovski

Rusia ka publikuar pamje ku pretendohet se ushtria e saj ka marrë nën kontroll ytetin e Pokorvskit në rajonin e Donetskut dhe Vovchanskin në Kharkiv.

Për këtë ka reguar edhe presidenti Rus, Putin i cili ka përshëndetur atë që komandantët e tij e cilësuan si marrjen e plotë të qytetit të Pokrovskut në lindje të Ukrainës, duke e quajtur këtë një fitore të rëndësishme pas një fushate të zgjatur ushtarake. Në një video të publikuar nga Kremlini mbrëmjen e së hënës, Putin – i veshur me uniformë ushtarake dhe i ulur në një qendër komanduese – falënderoi drejtuesit e ushtrisë për arritjen.

“Dua t’ju falënderoj. Ky është një drejtim i rëndësishëm. Ne të gjithë e kuptojmë mirë sesa i rëndësishëm është,” tha ai, teksa theksoi se kontrolli i qytetit do të ndihmojë në përmbushjen e objektivave më të gjera të Moskës, shkruan Reuters.

Rusia e njeh qytetin me emrin sovjetik Krasnoarmeysk, dhe është përballur me rezistencë të ashpër ukrainase që prej mesit të vitit 2024, kur nisi ofensivën për të marrë nën kontroll Pokrovskun – dikur një nyje strategjike logjistike për ushtrinë ukrainase.

Sipas Putinit, ky zhvillim do të “sigurojë zgjidhjen e detyrave që u vendosën në fillim të operacionit special ushtarak”, term që Moska përdor për të përshkruar fushatën e saj gati katërvjeçare në Ukrainë.

Rënia e qytetit, nëse konfirmohet, i jep Moskës një pikënisje të rëndësishme për të shtyrë përpara drejt veriut, në drejtim të dy prej qyteteve më të mëdha që ende kontrollohen nga Ukraina në rajonin e Donetskut: Kramatorskut dhe Slovianskut.

Tags: