Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sadete Zhitia ndan bisedën prekëse me nënën e Afrim Zhitisë: “Zot ma ruaj Albinin”

 
   

Sadete Zhitia ka ndarë në rrjete sociale një bisedë emocionale me nënën e heroit Afrim Zhitia, e cila shprehet me fjalë të ndjera për zhvillimet në Kosovë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tregon se nëna e heroit ka lutur Zotin ta ruajë Kurtin, duke vlerësuar politikat sociale dhe rolin e tij për vendin.

Postimi i plotë:

Të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënat

Sot në bisedën e zakonshme të mëngjesit me Nanën, në mes të fjalëve të zakonshme, m’tha:

“Zot ma ruaj atë djalë.”

E pyeta:“Cilin djalë, oj nanë?

Ajo:“Albinin, de.”

Pastaj vazhdoi:

“Kurr kush përpara për fmi as që i ka përmendë paret. As për gra lehona, nuk ka menue kush. Edhe penzijat i rriti. Besom, kam menue se kurr matanë Ibrit s’kemi me dalë në at Mitrovicë.”

Kishte trishtim në sytë e saj kur e përmendi Mitrovicën.

Mua m’u kujtua burgu i Mitrovicës, një stufë e madhe ku, në vitet e robërisë, digjeshin vitet e rinisë shqiptare.

Më pas tha:

“Kur po e shoh BASHKIMIN, DJALIN E ASAJ SHPIJE QË NA QITI NË DRITË, NË KRYE TË USHTRISË, zemra mal po m’bahet.”

Pasi u mendua pak, mbylli sytë, fërkoi ballin e tha, me zë të dridhur:

“Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka nj dije … sikur po më hjek mall.”

#MosLëshoPe❤️