Lajme

Saim Tahiraj nga Lëvizja e Deçanit, reagon ndaj akuzave të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj

Koalicioni AAK-BIK paska filluar fushatën elektorale pikërisht në Deçan dhe aspak rastësisht, si pikë kryesore të programit të këtij koalicioni, na del të jetë “Lëvizja e Deçanit”.

Kryetari i Deçanit paska zgjedhur ta sulmojë Lëvizjen e Deçanit me akuza të rënda e të papranueshme si: “Nuk kanë të bëjnë me Deçanin këta njerëz. Nuk kanë të bëjnë as me kombin e as me fenë. Nuk kanë as din e as iman”!

Kjo deklaratë e pamatur, e rëndë dhe thellësisht tendencioze, para së gjithash tregon nivelin e tij politik dhe njerëzor. Më tej, ai paraqitet sikur Deçani qenka çiflig i tij personal dhe ai vendos se kush ka të drejtë të lidhet me Deçanin e kush jo — një mendësi që e ka shfaqur vazhdimisht në veprimet e tij.

Ka shpërndarë tokën publike të komunës herë Manastirit të Deçanit, herë BIK-ut e herë të tjerëve, sikur të ishte pronë e trashëguar, ndërsa nuk paska gjetur hapësirë për t’i dhënë vendin që meriton Heroit Rrustem Bruqi.

Sa i përket vlerësimit se kush ka të bëjë me kombin e kush jo, ti je personi i fundit që mund të marrë guximin të japë gjykime të tilla, sepse nuk ke as bazë morale e as kredibilitet për një gjë të tillë.

Ndërsa për shprehjen e fundit — “din e iman” — kjo është një gjuhë që flet më shumë për ty dhe për koalicionin që përfaqëson, sesa për ata që i sulmon.

Të Ngjashme