Një tjetër personazh mjaft interesant por edhe i komentuar shumë gjatë ditëve të para në Ferma VIP 3, është edhe aktori Akil Varfi.
Por pavarësisht debateve, humorit të tij dhe të qeshurës, fshihet një punë e madhe dhe e palodhshme.
Miku i tij Meridian Ramçaj ka zbuluar në LIVING DAY të moderatores Brunilda Lahe se sa shumë sakfifikon Akili për familjen e tij, duke ardhur çdo ditë nga Shkodra në Tiranë e duke u kthyer sërish në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Meridian Ramçaj: Është nga ata djem që ka sakrifikuar shumë në jetë. Nuk është e pakët të shkosh e të vish çdo ditë në Shkodër, të bësh provat çdo ditë, të kthehesh në Shkodër, të mbash familjen, prindërit, motrën e vogël, të kujdesesh. Janë shumë gjëra që Akili do vijë momenti t’i tregojë vetë. Është nga ata djem që të duket shakaxhi bën, por ai është nga djem që kanë sakrifikuar shumë për jetën dhe kanë marrë pak, por besoj se do vijë ka që do marrë çdo gjë do i rikthehet. Pak para se të hynte në Fermë ai vuri në skenë bashkë me Visjanin “Daja dhe Nipi”, askush nuk ia hapi derën, pati një “sold aut” biletash brenda 24 orësh. I thashë që fatkeqësia jote është që ti po hyn në Fermë, se po e lusnin që ta vazhdonte.
Brunilda Lahe: Por kur të dalë nga Ferma do të jetë ogur i mirë për ta rikthyer dhe do të ketë shumë sukses.
Meridian Ramçaj: Po, por e ka vënë çdo gjë gjë në skenë nga A-ja ke Zh-ja, pa ndihmën e askujt.
