Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka shkruar në lidhje me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai ka thënë se kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhen një vit që kur opozita e ka dërguar në Kushtetuese, tri nene të këtij Projektligji, ndërsa siç ka thënë Sallahu ende nuk ka shqyrtim e as vendim.
“Si rrjedhojë e kësaj ka heshtje e cila krijon terren të përshtatshëm ditor që pasuria e pajustifikueshme të mbetët e paprekur, duke sfiduar qytetarët e ndershëm dhe duke e dobësuar njëkohësisht besimin në shtetin ligjor. Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë dhe dinjiteti nuk mund të vonohet. Andaj, secila vonesë e paarsyeshme e saj nënkupton cenim të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve dhe dëmtim të parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës në përgjithësi”, ka shkruar Sallahu.
Postimi i plotë:
Kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhen 1 vit që kur opozita i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vetëm 3 nene të Projektligjit pë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ende ska shqyrtim, ende s’ka vendim. Si rrjedhojë e kësaj ka heshtje e cila krijon terren të përshtatshëm ditor që pasuria e pajustifikueshme të mbetët e paprekur, duke sfiduar qytetarët e ndershëm dhe duke e dobësuar njëkohësisht besimin në shtetin ligjor.
Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë dhe dinjiteti nuk mund të vonohet.
Andaj, secila vonësë e paarsyeshme e saj nënkupton cenim të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve dhe dëmtim të parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës në përgjithësi.

