Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka komentuar ashpër deklarimet e ish-deputetes së LVV-së, Adriana Matoshi.
Lushtaku ka thënë se niveli i saj nuk është i një deputeteje që ka përgjegjësi për fjalën që flet,..
“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët.
Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja të tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin, sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë”, ka deklaruar Lushtaku për media pasi është betuar si kryetar i Komunës së Skenderajt.
Ky koment ka ngjallur reagime të ashpra.

