Lajme

Sandulovic sulmon Milaim Zeken: Genjeshtra absurde per atentat ndaj Grenellit

Politikani serb Nikola Sandulovic ka reaguar edhe ndaj deklaratave te gazetarit Milaim Zeka, i cili kishte pretenduar se kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, kishte planifikuar nje atentat ndaj ish-zyrtarit amerikan Richard Grenell.

Ne reagimin e tij publik, Sandulovic i cileson keto pretendime si “genjeshtra absurde dhe morbide”, duke vene ne dyshim logjiken e nje skenari te tille.

“Pse do ta bente ai kete? Cfare do te fitonte nga eliminimi i tij?”, pyet Sandulovic ne deklaraten e tij.

Ai gjithashtu ka hedhur dyshime mbi pretendimet se Kurti paska “grupe militante” ne Gjermani qe planifikojne veprime te tilla, duke pyetur pse nuk ka emra konkrete, arrestime apo deklarata zyrtare nga autoritetet gjermane apo nga sherbimi inteligjent BND.

Sipas Sandulovicit, keto pretendime jane pjese e nje propagande politike qe synon te krijoje percarje mes shqiptareve dhe te diskreditoje udheheqjen aktuale te Kosoves.

Ai shton se nga e njejta “kuzhine propagandistike”, sipas tij, ka dale edhe pretendimi se presidentja Vjosa Osmani eshte agjente ruse qe punon per interesat e Rusise ne Kosove.

Sandulovic thote se kjo menyre e perhapjes se akuzave dhe teorive te tilla ka per qellim te krijoje tensione politike dhe percarje brenda shoqerise kosovare.

TĂ« Ngjashme