Aktuale

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Një 50-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë para dy ditësh në një stacion treni në Itali.

Shqiptari ka humbur jetën në rrethana të paqartë, ndërsa detaji që ka ngritur dyshime për shkakun e vdekjes është fakti se ai sapo ishte liruar nga burgu.

Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e vrasjes, ndërsa policia italiane po kryen hetime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia lokale dhe njësitë e specializuara të policisë shkencore, pasi ndalesa e tramvajit u pezullua përkohësisht./Top Channel

Të Ngjashme