Aktuale

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”/ Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në një studio televizive këtë mbrëmje në 23 mars, diskutoi gjerë e gjatë për kritikat e tij ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Salianjit iu kërkua që të komentojë një deklaratë të fortë të Berishës. Ky i fundit ka thënë se Salianji, gjatë një takimi në banesën e tij, i kishte thënë se duhet të firmoste, për të dalë nga burgu, një deklaratë se nuk do e vriste Fatmir Xhafajn.

Në përgjigjen e tij, Salianji u shpreh se kjo është vetëm një shpifje. Ai shtoi se nuk ka zgjedhur që të godasë as Berishën e as ndonjë figurë tjetër të Partisë Demokratike nën brez, duke shtuar se nëse vijohet me biseda që janë private, mund të nxjerrë shumë “të palara” sheshit.“Kam qenë në shtëpinë e Berishës kur kam qenë me leje. Diskrecioni është pjesë e burrërisë. Kur përhap çfarë diskutohet në shtëpi nuk është normale, se çfarë diskutohet në një banesë mbetet në shtëpi. Këto janë biseda të shpikura. Është një deklaratë e shpikur. Është njësoj sikur të them unë sot që do vras Ajatullahun. Nëse duan të bëjnë biseda tavolinash, mund të hap disa biseda të tjera. Kjo deklaratë e Berishës ishte një turp. Unë po kërkoj garë. Garat e bashkojnë partinë. As presioni e as kërcënimi nuk ecën me mua. Ka që më 2022 që Berisha tha se nuk më vjedhin zgjedhjet dhe ia vodhën. PD është e lidhur me elementë të Partisë Socialiste. Këta janë bashkë. Neni i PD-së thotë se nëse Partia Demokratike nuk fiton zgjedhjet, kryetari ikën. Por unë as këtë nuk po i them, por po i them që më lejo të jem kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, se kjo është absurde, që nuk kandidonkam dot”, tha Salianji.

Të Ngjashme