Lajme

Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi del me njoftim zyrtar

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për mbajtjen e seancës rreth amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të parlamentit bëhet e ditur se kjo seancë është e jashtëzakonshme dhe është thirrur për orën 20:00.

“Shqyrtimi i Propozim-amendamenteve Kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e rendit të ditës së saj.

Të Ngjashme