Lajme

Seanca për Presidentin – Koci me porosi të fuqishme për deputetët: Të obligohen me qëndru në sallë!

Avokati Arianit Koci,  ka deklaruar se të zgjedhurit e popullit duhet të obligohen të qëndrojnë në seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, Kosova mund të mbetet gjithmonë e bllokuar.

“Gjykata Kushtetuese duhet me na tregu neve a kanë obligim me marrë pjesë, a jo [deputetët në seancën për president], se në vend, me Kushtetutë tonë, me vota të dyfishta që i kemi ne, gjithmonë ka me u blloku Kosova, edhe na kurrë nuk kemi me pa dritë me sy”, u shpreh Koci.

Duhet me nejt, duhet me u obligu, ose pe lëmë shtetin të bllokuar tërë jetën. Unë jam favor të asaj që të obligohen me qëndru në sallë”, tha ai.

Të Ngjashme