ShowBizzz

Selin hap “Kutinë e Pandorës”: Çoj në nominim Mirin dhe…

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” nuk ka asnjëherë mungesë të momenteve komike, dhe këtë herë ka qenë Selin ajo që ka shkaktuar të qeshura mes banorëve duke improvizuar një nga situatat më të tensionuara të formatit: hapjen e “Kutisë së Pandorës”.

Meqenëse deri më tani nuk ka pasur mundësinë të ballafaqohet me një kuti të vërtetë, Selin vendosi ta krijojë vetë skenarin me shumë sportivitet.

Duke iu drejtuar moderatorit në mënyrë imagjinare, ajo nisi “leximin” e zarfeve, duke i bërë fillimisht një dhuratë vetes.

“Faleminderit që e respektuat kutinë time që s’erdhi kurrë. Atëherë Ledion, pranoj ta hap. Zarfi i bardhë: Selin, urime, kjo tregon që sapo ke hapur kutinë e Pandorës. Ty dhe dashurisë tënde Gimbos ju dhurojmë një udhëtim falas në një destinacion surprizë. Selin, pas çdo të mire vjen një e keqe. Duhet të çosh në nominim kokë më kokë personat më pak të pëlqyer… Me thënë të drejtën dua ta provoj veten time se gjithë kjo sfidë ka qenë shumë e vështirë për mua Ledion, dhe kam dashur të tregoj sa vajzë luftarake jam këtu brenda. Edhe Brikenën gjithmonë e kam pasur personale dhe është momenti t’i tregoj Brikenës që unë nuk kam frikë nga ajo për të dalë kokë më kokë… prandaj, ngaqë dua të provoj veten në këtë nominim, çoj Rogertin dhe Mirin.”

Ky improvizim i lezetshëm ka sjellë një atmosferë shumë pozitive mes banorëve, duke treguar anën humoristike të Selinës dhe mënyrën e saj origjinale për të ironizuar zgjedhjet dhe fjalimet e gjata që bëhen zakonisht gjatë Prime-ve.

Të Ngjashme